Tech

Sony i jep mbi 3 miliardë dollarë për Destiny Bungie

Kompania gjigante e lojërave të teknologjisë “Sony”, do të blejë “Bungie”, për 3.6 miliardë dollarë në mënyrë që ta avancojë zhvillimin e video-lojërave.

Sony ka deklaruar se Bungie, më i njohur për lojërat Destiny dhe Halo, do ta ndihmojë atë "të arrijë miliarda lojtarë", raporton BBC.

Halo është një nga lojërat që kontribuoi në popullaritetin e Xbox të Microsoft.

Në fillim të vitit 2022, Microsoft zbuloi planet për të blerë gjigantin e lojërave video Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë, që është marrëveshja më e lartë e kësaj industrie ndonjëherë.

"Ky është një hap i rëndësishëm në strategjinë tonë për të zgjeruar shtrirjen e PlayStation në një audiencë shumë më të gjerë," ka thënë presidenti i Sony Interacative Entertainment, Jim Ryan.

Sony nuk dha një afat kohor për finalizimin e marrëveshjes.

"Ne e kuptojmë se sa jetik është komuniteti i Bungie dhe mezi presim t'i mbështesim ata ndërsa mbeten të pavarur dhe vazhdojnë të rriten”, ka vazhduar Ryan.

Industria e lojërave gjeneron miliarda dollarë çdo vit.