Versioni i ardhshëm i Xboxit nga Microsofti, i cili është koduar me emrin “Anaconda”, do të jetë më i fuqishëm se sa PlayStation 5 e Sonyt.
Kjo është sipas reporterit Ainsley Bowden, i cili kohët e fundit ka shkruar në Twitter se “shumë burime të brendshme kanë konfirmuar se është e vërtetë që Xbox Anaconda do të jetë më i avancuar”.
Kur u pyet nëse burimet që i referohej Bowden ishin të tijat, ai deklaroi se nuk ishin burimet e tij, por “burime të njohura për informacionet MS/Xbox që janë shumë të besueshme dhe kanë qenë të sakta për vite me radhë”.
Nëse Xbox Two është më i fuqishëm se PlayStation 5, i zbuluar zyrtarisht nga arkitekti i sistemit të konzolës, Mark Cerny, atëherë për fanatikët e lojërave do të ofrohen një zgjedhje spektakolare, kur vjen raundi për të zgjedhur besnikërinë e tyre në luftën e ardhshme mes konzolave./mapo
-
Anaconda Xbox nga Microsofti mund të jetë më e avancuar se PlayStation 5
-
Sony zbulon konsolën e saj më të fuqishme, PlayStation 5 Pro
-
PlayStation 5 tashmë po e mposht Xbox Series X: Interesim më i madh i developerëve
-
Nvidia pretendon se RTX 2080 Max-Q është më e fuqishme se konzola e gjeneratës së ardhshme
-
Microsofti paralajmëron konzolën e gjeneratës së ardhshme Xbox Series X