Rrjeti social X ka njoftuar për një gabim që ka ndodhur në sistem, duke i etiketuar shumë postime si përmbajtje të ndjeshme.
Kompani ka reaguar në X, duke shkruar se problemi në sistem është rregulluar dhe po punohet për t’u hequr etiketat.
“Një defekt në sistemin tonë bëri që X t’i etiketojë gabimisht shumë postime si ‘postime të ndjeshme’. Ne e kemi rregulluar problemin bazë dhe po punojmë për të hequr etiketat nga postimet e prekura”, thuhet në reagimin e rrjetit social që udhëhiqet nga Elon Musk.
Etiketimi i tillë bën që postimet e shkruara nga shfrytëzuesit të mos shihen nga publiku, pasi konsiderohen që kanë përmbajtje të dëmshme ose të rrezikshme.
Gabime të tilla i kanë ndodhur edhe më parë kompanisë së Musk.
-
Musk zotohet për “hakmarrje” ndaj atyre që i vendosën gjobën 120 milionë euro
-
Musk i bie pishman për disa postime kundër Trumpit
-
Musk del me reagim pas problemeve teknike të X-it
-
Elon Musk padit disa kompani të mëdha për “bojkot” ndaj rrjetit social X
-
BE-ja paralajmëron gjoba për platformën X për shkak të mashtrimit me llogaritë e verifikuara