Rrjeti social X, dikur i quajtur Twitter, do t’iu mundësojë përdoruesve të gjejnë vende pune nëpërmjet një platforme të inkorporuar, ka njoftuar kompania amerikane.
Sipas X-it, përdoruesit me apo pa abonim do të kenë mundësi si Linkedin të gjejnë oferta pune në “Job search”, bazuar në kërkesat dhe profesionet e tyre, ka shkruar Quartz.

Ky opsion ende s’është i qasshëm për pajisjet iOS dhe Android, por që pritet të lansohet, derisa shefi i rrjetit, Elon Musk, dikur pati paralajmëruar “rivalitet me Linkedinin”.
Sipas X-it, përdoruesit do të kenë mundësi të shfletojnë oferta dhe përshkrime të punës, por për të aplikuar do të duhet të kontaktojnë me kompaninë që kërkon punëtorë.
Detajet s’janë bërë krejtësisht të ditura, por thuhet se në mënynë kërkuese do të shfaqen ofertat që bazohen në biografinë e përdoruesit të X-it.