Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Western Digital e prezanton HDD-në e parë në botë SMR me 20TB

Western Digital gjatë shtatorit i paralajmëroi për herë të parë hard disqet e reja me kapacitet të lartë, të cilat i përfshijnë edhe modelet 20TB Ultrastar DC HC650 SMR dhe 18TB Ultrastar DC HC550 CMR.

HDD-të e përmendura e përdorin implementimin e parë të kompanisë për shkrimin magnetik në platformën me nëntë disqe, për ta mundësuar transferimin më efikas të të dhënave në mjediset me qendra të të dhënave, raporton KitGuru.

Hard disqet me kapacitet të lartë janë bërë mënyra kryesore e ruajtjes efikase të të dhënave në një spektër të larmishëm të aplikacioneve. HDD-të e reja të Western Digital 18TB dhe 20 TB Ultrastar u mundësojnë përdoruesve që të implementojnë deri në 22% më pak sllote dhe t’i zvogëlojnë TCO-të deri në 11 për qind, shkruan KOHA Ditore. Kjo gjithashtu e nënkupton zvogëlimin e konsumit të energjisë, zvogëlimin e kostove të ftohjes dhe zvogëlimin e infrastrukturës së qendrave të të dhënave në krahasim me HDD-të e sotme 14TB CMR.

Western Digital e ka filluar livrimin e ekzemplarëve të HDD-ve 20TB Ultrastar DC HC650 SMR dhe 18TB DC HC550 CMR, ndërsa livrimi masiv pritet gjatë gjysmës së parë të vitit 2020.