Për ata që janë në kërkim të disqeve solide me kapacitet të lartë, lajmi i mirë vjen nga Western Digital. Kompania WD tani po e ndjek Samsungun në lansimin e SSD-së 4TB në formatin 2,5 inçësh. Pajisja më e fundit është e renditur në disa dyqane evropiane, me një çmim prej 550 eurosh, raporton Guru3D.
SSD WD Blue 2.5" SATA e përdor TLC NAND 64-nivelësh të kompanisë SanDisk. SSD-ja ofron shpejtësi sekuencionale lexim dhe regjistrimi prej 560 MB/s dhe 530 MB/s. shpejtësitë 4K IOPS janë 95.000 IO/s dhe 82000 IO/s për lexim dhe shkrim të të dhënave. Pajisja përdor kontroller Marvell 88SS1074 me katër kanale, shkruan KOHA Ditore.
SSD-ja e kompanisë Western Digital është paksa më e shtrenjtë se modeli i Samsungut 860 QVO, por modeli i kompanisë së Koresë së Jugut është i bazuar në QLC-NAND. SSD-ja WD Blue 2.5" SATA e ka një garanci pesëvjeçare.
-
Mbërrijnë SSD-të e reja WD Blue SN550 M.2 NVMe
-
Western Digital paralajmëron SSD-të Blue SN500 NVMe me çmime të volitshme
-
Western Digital ka prezantuar në CES pajisjet e reja mobile për ruajtje
-
SSD Samsung T7 Touch me lexues të integruar të gjurmëve të gishtërinjve
-
SSD 980 Pro PCIe Gen4 e Samsungut ofron shpejtësi leximi prej 6500 MB/s