Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rikthehen HDD-të Western Digital Gold

Hard-disqet Western Digital Gold po kthehen në formën e linjës së HDD-ve SATA për tregun e biznesit, të dizajnuara për kryerjen e punëve më kërkuese. Familja e disqeve (WD Gold DC HA750) është pjesë e serisë premium Ultrastar SATA të WD-së, dhe i përdor karakteristikat më të njohura të përdorura në aplikacionet cloud, fajll sistemet e distribuara dhe zgjidhjet për ruajtje të objekteve, raporton Guru3D.

Hard disqet WD Gold janë në dispozicion në kapacitetet nga 1TB deri në 14TB, dhe mund të përdoren në forma nga sistemet tradicionale të ruajtjes së fajllave e deri tek serverët, shkruan KOHA Ditore. Teknologjia HelioSeal në modelet 12TB dhe 14TB ofron densitet të lartë të ruajtjes dhe konsum të zvogëluar të energjisë.

Hard-disqet vijnë në formatin 3.5 inçësh, dhe ofrojnë performanca 6Gbps SATA III me 7200 RPM. Teknologjia Conventional Magnetic Recording (CMR) përdoret për optimizimin e performancës, ndërkohë që ofrohet edhe funksioni SE (secure erase) për të dhënat.