Rrjeti i njohur social, Twitter, është duke testuar një veçori të re që do t’ua mundësonte përdoruesve të publikojnë në një postim të vetëm përzierjen e formateve të ndryshme, pos shkrimeve.
Me këtë veçori, në një postim të vetëm një përdorues mund të publikojë fotografi, video e GIF-ë së bashku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri tash ka qenë i lejuar një format i vetëm i postimit, pra vetëm fotografi ose vetëm video apo vetëm GIF-a. Kur postohen katër fotografi, nuk ka pasur më shumë mundësi që të postohej ndonjë video apo GIF apo të përziheshin me fotot.
Me këtë përditësim, mbetet limiti i katër formateve, por që ka liri të përzierjes.
Vetë Twitteri ka konfirmuar testimin për “Techcrunch” duke thënë se po shpreson që me këtë test do ta kuptojë se si njerëzit synojnë të shprehin veten përtej 280 karaktereve që lejohen në postim.
Testimi po kryhet në vetëm disa rajone. S’dihet kur do të dalë për të gjithë përdoruesit.
#Twitter is working to allow you to attach photos, videos and GIFs to a tweet at the same time ? pic.twitter.com/uZazWRX0Yr
— Alessandro Paluzzi (@alex193a) April 23, 2022