Rrjeti social Twitter, ka marrë vendim që ta largojë verifikimin e dyfishtë nga llogaritë e përdoruesve që s’e kanë paguar pakon “Twitter Blue”.
Ky rrjet po i paralajmëron përdoruesit që ta heqin vetë këtë sistem verifikimi, ose në të kundërtën mund ta humbasin llogarinë deri më 19 mars.
“Ju duhet ta largoni mesazhin e dyfishtë verifikues. Vetëm abonentët e ‘Twitter Blue’ mund të përdorin mesazhin e dyfishtë verifikues. Largimi i tij merr disa minuta kohë. Ju ende mund të përdorni verifikim të aplikacionit nga metoda të tjera. Për të shmangur humbjen e qasjes në Twitter, largoni verifikimin deri më 19 mars 2023”, thuhet në mesazhin e rrjetit social.

“Twitter Blue” është platformë me pagesë e Twitterit. Ajo kushton 84 dollarë në vit dhe përdoruesit e saj kanë qasje në disa materiale më të shumta që i ofron ky rrjet social.
Kjo platformë u krijua me ardhjen e Elon Muskut në krye në kompanisë.
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?
-
Instagrami po teston një veçori të shumëpritur për ‘Story’
-
Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE