Twitteri të martën ka bërë të ditur se do të shtojë një etiketë zyrtare, në disa prej llogarive të profilit të lartë, për të treguar se ato janë autentike.
Ky është hapi i fundit që ka marr pronari Elon Musk, për të rregulluar sistemin kaotik të verifikimit të llogarive në këtë platformë.
Por ky sistem i verifikimit të llogarisë, nuk do të jetë i mundur për ata që nuk e paguajnë tarifën mujore prej 8 dollarësh, raporton AP.
Ende nuk është njoftuar data se kur etiketa do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që janë të gatshëm të paguajnë tarifën mujore, e cila do të përfshijë gjithashtu disa përfitime shtesë, të tilla si më pak reklama dhe aftësinë për të pasur shikueshmëri më të madhe të cicërimave sesa ata që nuk e paguajnë tarifën.
Por ekspertët kanë shprehur shqetësim se bërja e verifikimit me pagesë për të gjithë, mund të çojë në imitime, përhapje të keqinformimit dhe mashtrimeve.
Edhe
Elon Musk paguan nga xhepi i tij mbajtjen e shenjave verifikuese të disa llogarive në Twitter
Esther Crawford, punonjës i Twitterit, i cili ka punuar në rregullimin e verifikimit, të martën ka thënë se në grupin e atyre që do të marrin etiketën janë llogaritë qeveritare, kompanitë tregtare, partnerët e biznesit, degët e mëdha të mediave, botuesit dhe disa figura publike.
Sipas sistemit dalës ka rreth 423 mijë llogari të verifikuara. Shumë prej tyre u përkasin njerëzve të famshëm, bizneseve dhe politikanëve, si dhe organeve të medias.