Elon Musk ka pranuar se po paguan për disa llogari në Twitter që të ruajnë shenjat e tyre blu të verifikimit, pasi platforma e rrjeteve sociale lansoi një përditësim që hoqi statusin e verifikuar nga shumë emra të famshëm, përfshirë Beyonce, Ronaldo dhe Paul McCartney.
Pronari i Twitterit e konfirmoi këtë pasi u zbulua se shkrimtari Stephen King, aktori William Shatner dhe ylli i basketbollit LeBron James kishin shenjat në llogaritë e tyre - të cilat japin status të verifikuar në llogari - pavarësisht se nuk ishin regjistruar në Twitter Blue, shërbimi i abonimit të faqes.
Të enjten, Musk përsëriti kërcënimin se do të hiqte shenjat verifikuese nga rreth 400,000 llogaritë e verifikuara, nëse nuk regjistrohen në Blue.
Emrat tani pa status të verifikuar përfshijnë Beyonce, Ronaldo, Kim Kardashian, Sir Paul McCartney, JK Rowling dhe Donald Trump.
-
Twitteri heq shenjat verifikuese nga llogaritë e yjeve
-
Elon Musk përplaset me shkrimtarin e njohur për platformën Twitter Blue
-
Si ta mbani të sigurt llogarinë në Twitter – pa paguar
-
Twitteri do të shtojë shenjën zyrtare të verifikimit në llogaritë e profilit të lartë
-
Twitteri konfirmon planin për të lejuar përdoruesit ta blejnë verifikimin për 8 dollarë në muaj