Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitteri me veçori të re

Twitteri është bërë platforma më e fundit e rrjeteve sociale për të nisur një shërbim të koduar të mesazheve.

Mesazhet direkte të dërguara në Twitter do të jenë të koduara - kjo do të thotë se mesazhet private mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi, raportoi BBC.

Shefi ekzekutiv, Elon Musk, tha se kjo do të thotë se ai nuk mund të shihte mesazhet e përdoruesve "edhe nëse do të kishte një armë në kokën time".

Por ai paralajmëroi se ky është një version i hershëm dhe njerëzit duhet ta "provojnë, por mos t’i besojnë akoma".

Funksioni nuk është ende i hapur për të gjithë dhe mund të përdoret vetëm nga njerëzit që paguajnë për Twitter Blue ose janë të lidhur me një llogari të verifikuar në Twitter.