Twitteri do të paguajë një dënim prej 150 milionë dollarësh dhe do të vendosë masa të reja mbrojtëse për të zgjidhur akuzat e rregullatorëve federalë se kompania u ka dhënë reklamuesve qasje në informacionin personal të përdoruesve, raportoi të enjten The Guardian.
Nga maji 2013 deri në shtator 2019, Twitteri i tha përdoruesve se po mblidhte numrat e tyre të telefonit dhe email adresat për qëllime sigurie. Por, kompania nuk u tregoi se do të përdorte informacionin për t’ua mundësuar kompanive të dërgonin reklama online te përdoruesit.
Dënimi dhe rregullat e reja duhet të aprovohen nga një gjykatë federale në Kalifornia.
Ky lajm erdhi pasi Twitteri është në trazira për shkak të një plani 44 miliardë dollarësh të blerjes nga Elon Musk.