Një juri federale në San Francisco ka vendosur se Elon Musk ka mashtruar investitorët me deklaratat e tij publike gjatë një periudhe kyçe të blerjes së rrjetit social Twitter në vitin 2022.
Pas dy ditësh diskutime, juria arriti në një vendim unanim në gjykatën federale në San Francisco, duke i dhënë të drejtë një grupi investitorësh të Twitterit, të cilët kishin paditur Muskun duke pretenduar se ishin mbështetur në deklaratat e tij publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë dëshmisë në gjykatë më herët këtë muaj, Musku kishte deklaruar se nuk i kishte mashtruar investitorët dhe se njerëzit kishin interpretuar më shumë sesa duhet komentet dhe postimet e tij publike. Megjithatë, juria vendosi se disa nga pretendimet e tij publike për problemet me statistikat e përdoruesve të Twitterit dhe sinjalet se mund të tërhiqej nga marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh ishin qëllimisht mashtruese.
Sipas vendimit të jurisë, deklaratat publike të Muskut ndikuan në uljen artificiale të çmimit të aksioneve të Twitterit, nga rreth 8 dollarë për aksion deri në rreth 3 dollarë për aksion, në periudhën maj–tetor 2022. Kjo do të thotë se investitorët e përfshirë në padi mund të përfitojnë mijëra dollarë dëmshpërblim për humbjet e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që Musku përballet me probleme ligjore për shkak të postimeve në rrjetet sociale. Megjithatë, ai kishte fituar një padi në vitin 2023 nga aksionarët e Teslas, të cilët pretendonin se i kishte mashtruar me postimet rreth kompanisë së veturave elektrike.