Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitch paditet për 2.57 miliardë euro për transmetim të Premier Ligës në Rusi

Kompania e tretë më e madhe e internetit në Rusi kanë paditur kompaninë që bënë transmetimet direkte online Twitch për 180 miliardë rouble ruse (2.57 miliardë euro) për transmetim të lojërave të Premier Ligës në mënyrë pirate.

Rambler Group pohon se të drejtat e tyre ekskluzive janë shkelura nga Twich më shumë se 36 mijë herë që nga gushti e deri te nëntori.

Kjo kompani kërkon ndalimin e përhershëm të kësaj platforme, e cila është nën pronësi nga Amazon, në Rusi, transmeton Koha.net.

Avokatia e Twitch e ka quajtur çështjen e Rambler, si të “paqëndrueshme”.

Rusia përbën tregun e tretë më të madh të përdoruesve të Twitch, i cili ka më shumë se 15 milionë përdorues aktiv ditor në të gjithë botën.

Në kushtet e termet e përdorimit të Twitch, përdoruesit nuk mund të shpërndajnë përmbajtje pa leje nga pronarët e tyre, ku përfshihen filmat, programet televizive e ndeshjet sportive, raporton BBC.

Edhe Twitch gjobitet me 57 mijë dollarë nga Rusia lidhur me përmbajtjen në Ukrainë Tech Twitch gjobitet me 57 mijë dollarë nga Rusia lidhur me përmbajtjen në Ukrainë

Avokatia i gjigantit të transmetimit live, Julianna Tabastaeva ka thënë se Twitch “ju ofron vetëm përdoruesve të cilët kanë qasje në këtë platformë dhe se nuk mund ta ndryshojnë përmbajtjen e postuar nga përdoruesit, apo të gjurmoj shkeljet e mundshme”.

Ajo ka shtuar se kompania ka “ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar shkeljet, pavarësisht se nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga Rambler”.