TikTok-u është duke testuar një aplikacion i cili u mundëson përdoruesve të tij që të aplikojnë për punë, direkt me një përmbledhje në formë videoje, në kompanitë si Chipotle, Targer dhe Shopify.
Programi i quajtur “TikTok Resumes” buron nga përmbajtja që është shfaqur organikisht në platformë, si #CareerTok, dhe iniciativat e qëllimshme të kompanisë për të ndikuar tek studentët e kolegjit dhe përdoruesit e rinj. Janë më shumë se 30 kompani të regjistruara deri më tani për të pranuar rezyme për pilotin, i cili do të zgjasë deri më 31 korrik.
Përdoruesit do të duhet të krijojnë një përmbledhje, ta postojnë si video në TikTok dhe pastaj ta dërgojnë atë tek punëkërkuesit, përmes aplikacionit.
Kompanitë si Target, Chipotle, Sëeetgreen dhe Great Clips po e përdorin platformën për të gjetur punonjës të nivelit të fillestar për të punuar në dyqane dhe depo.