Një tipar i ri po vjen së shpejti në TikTok – deri në tre minuta video.
Matt Navarra, një person që shpesh ka informacion të besueshëm në lidhje me risitet kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, e postoi këtë lajm në llogarinë e tij në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani për tani, videot mund të zgjasin deri në një minutë, i cili është një format që ka “pushtuar botën” shumë lehtë, duke pasur parasysh popullaritetin e TikTok.
Në një botë ku dominon përmbajtje shumë më e gjatë, videot deri në një minutë janë saktësisht sekreti i suksesit planetar të TikTok, shkruan portali The Verge, transmeton BW.
Ne ende nuk e dimë saktësisht se kur mund të vijë në jetë ky format, por sigurisht mezi presim të shohim nëse do të kontribuojë vërtet në popullaritetin edhe më të madh të aplikacionit.