Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

ThinkVision P44W, monitori i ri i Lenovos për profesionistët ose ‘gamerët’

Foto: Ubergizmo

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Lenovo, ka lansuar monitorin e ri të dedikuar për profesionistët dhe ‘gamerët’ të cilët kërkojnë ekran të gjerë për produktivitet superior.

Opsioni “Picture-by-Picture” ua mundëson atyre që të menaxhojnë, për shembull, dy videot njëkohësisht. “Picture-by-Picture” është një opsion multi-funksional i avancuar.

Lenovo ThinkVision P44W është monitori 43.4-inç i lakuar me raport prej 32:10 dhe me rifreskimin e fotografisë maksimalisht prej 144 Hz dhe kohën e përgjigjes prej 4 sekondash, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky monitor ka panelin DWUXGA me rezolucion prej 3.840 x 1.200 pikselë.

Image

Gjithashtu, monitori i ri vjen me grafikën e fuqishme të AMD-së, FreeSync 2, shkruan ubergizmo.

Së bashku me monitorin, blerësit do të marrin edhe altoparlantin e certifikuar “Harman Kardon”.

Edhe Lenovo paralajmëron dy monitorë të rinj për gaming Tech Lenovo paralajmëron dy monitorë të rinj për gaming

ThinkVision P44W, po ashtu, vjen me dy porte HDMI 2.0, portin DisplayPort, USB Type-C, për zërim, si dhe 4 porte për USB 3.0. Po ashtu, funksioni “Smart Power” te ky monitor mundëson mbushjen e baterisë deri në dy pajisje.

Monitori i ri ThinkVision P44W do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm me çmimi prej 1.299,99 dollarë.