Në krahët e popullaritetit në rritje të monitorëve ultra-të-gjerë, BenQ po e zgjeron linjën e vet DesignVue me modelin PD3420Q Designer Monitor. Monitori është dedikuar për profesionistët në fushën e multimedias dhe krijuesit e përmbajtjeve që kanë nevojë për interpretim preciz të ngjyrave gjatë punës, raporton KitGuru.
Nga jashtë, PD3420Q është i ngjashëm me modelet më të reja PD të kompanisë BenQ, me dizajn "borderless" dhe kornizë të brendshme të zezë, me një bazë prej metalit të lëmuar. Pjesa e pasme e monitorit është bërë nga plastika e zezë mat, shkruan KOHA Ditore. Përveç tasteve standarde për navigim, ofrohet edhe kontrolluesi Hotkey Puck G2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMonitori e ka një panel 34 inçësh IPS me rifreskim 60Hz dhe rezolucion 3440 × 1440 (21:9), një reagim prej 5ms G2G dhe kontrast 1000:1. Këndet e shikimit të monitorit janë 178 shkallë. Ekrani vjen me mbështetje fabrikisht të kalibruar për DeltaE mesatare prej ≤3 dhe e mbulon 98% të spektrit të ngjyrave DCI-P3, si dhe gamë 100% të ngjyrave sRGB. Ndriçimi maksimal është 350 cd/m², por mund të rritet deri në 400 cd/m² me HDR.

Kur bëhet fjalë për konektorët, ofrohet porti 1x DisplayPort 1.4, 2x porte HDMI 2.0 dhe 3x porte USB 3.1 në pjesën e poshtme, si dhe një port USB Type-C (DP alt mode), ndërsa porti 3,5 mm dhe porti USB 3,1 ndodhet në anën e majtë. Gjithashtu të pranishëm janë 2 altoparlantë 2.5.
Çmimi dhe disponueshmëria e modelit Benq PD3420Q Designer Monitor nuk janë publikuar.