Përpara fillimit të panairit CES 2020 në Las Vegas, Lenovo e ka rifreskuar linjën e vet premium të laptopëve ThinkPad X1. Kompania më parë e kishte azhurnuar ThinkPad X1 Carbon dhe X1 Yoga në gusht të vitit të kaluar, kështu që kësaj here nuk ka ndryshime drastike të dizajnit, raporton Engadget.
Ashtu si modelet e gjeneratës së mëparshme, edhe laptopët e rinj kanë gjithashtu procesorë të gjeneratës më të re të Intelit "Ice Lake" dhe deri në 16 GB RAM. Risi është mundësia për t’i konfiguruar të dy laptopët me hapësirë ruajtjeje deri në 2TB. Lenovo gjithashtu ka ndryshuar tastierat e të dy modeleve, duke shtuar butona funksionalë (duke e mundësuar ekzekutimin dhe ndërprerjen e shpejtë të thirrjeve voice-over IP).

Ndoshta shtesa më e madhe është aftësia për t’i përshtatur të dy laptopët me ekranet e reja 1080p dhe 500 nite të ndriçimit, gjë që karakterizohen edhe nga teknologjia PrivacyGuard. Këto ekrane do të pengojnë që njerëzit e tjerë ta shikojnë ekranin mbi supet tuaja për të parë se në çfarë po punoni, shkruan KOHA Ditore. Lenovo e ka ofruar më parë opsionin PrivacyGuard për ekrane në disa nga modelet e veta më të shtrenjta ThinkPad, por kjo është hera e parë që ato janë në dispozicion në modelet e zakonshme X1 Carbon dhe X1 Yoga.
Përveç sa u theksua më sipër, të dy laptopët janë identikë me paraardhësit e tyre. Lenovo përsëri pohon se jetëgjatësia e baterisë është rreth 18.5 orë për X1 Carbon dhe rreth 15 orë për X1 Yoga. Laptopët do të jenë në dispozicion gjatë vitit 2020, me çmime duke filluar nga 1499 dollarë për X1 Carbon dhe 1599 dollarë për X1 Yoga.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Dalin pamjet e Range Rover 2026