Lenovo nuk prezanton shpesh linja të reja të laptopëve, ndërsa modelet më të reja do të jenë interesante për ata që kërkojnë zgjidhje të reja biznesi. Seria e re Lenovo ThinkBook premton funksione nga segmenti enterprise, si dhe siguri të nivelit të lartë, të gjitha në një shtëpizë me dimensione të holla, raporton Engadget.
Lenovo ThinkBook 13s dhe ThinkBook 14s kanë taste të dedikuara për Skype, çipa të sigurisë TPM 2.0, lexues të gjurmëve të gishtërinjve dhe kapakë për kamera të cilat e mbrojnë privatësinë e përdoruesit. Laptopët janë relativisht të përshtatshëm, me një trashësi të shtëpizës nën 1.65 centimetra.

Hardueri i laptopëve është i ngjashëm. Të dy modelet e kanë gjeneratën e tetë të çipave Intel Core (deri në modelin i7), deri në 16 GB RAM, si dhe SSD prej 512GB dhe ekran me1080p. Jetëgjatësia e baterisë shkon deri në 11 orë në modelin 13s, ose deri në 10 orë në modelin 14s. Për mbështetje grafike është përgjegjëse GPU-ja Radeon 540X. Dallimi në mes të laptopëve theksohet në përzgjedhjen në mes të madhësisë së ekranit dhe konfigurimit bazë: Modeli 13 inçësh i ka 4GB RAM dhe video kartelë të integruar Intel, ndërkohë që modeli 14-inçësh i ka minimum 8GB RAM dhe një kartelë grafike Radeon 540X. Lenovo nuk i ka publikuar çmimet e laptopëve të rinj, shkruan KOHA Ditore.
Për ata që duan performancë premium dhe janë të gatshëm të paguajnë më shumë, Lenovo e ka publikuar edhe versionin e azhuruar të laptopit të vet 15 inçësh ThinkPad X1 Extreme. Ky model e përdor harduerin më të ri, i cili përfshin procesorin e gjeneratës së nëntë Intel Core i9 dhe kartelën grafike GeForce GTX 1650 Max-Q. Gjithashtu ofrohet ekrani opsional 4K OLED dhe audioja Dolby Atmos. Lenovo nuk e ka treguar çmimin për këtë model, por pritet që ai të jetë në segmentin premium.