Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lenovo ThinkPad X1 Extreme i gjeneratës së dytë del në shitje

Lenovo e prezantoi më herët këtë vit gjeneratën e vet të dytë të laptopëve ThinkPad X1 Extreme. Laptopi tani është listuar zyrtarisht për shitje në sajtin e Lenovos dhe është në dispozicion me një çmim fillestar prej 2,459 dollarësh, raporton Neowin.

Me këtë çmim përdoruesit do ta kenë një përmirësim të ndjeshëm harduerik krahasuar me gjeneratën e parë të vitit të kaluar X1 Extreme. Në model ofrohet Core CPU i Intelit nga gjenerata e nëntë me një frekuencë maksimale, Turbo prej 5GHz, shkruan KOHA Ditore. Fuqia e procesorit është çiftuar me GPU-në Nvidia GeForce GTX 1650, ndërsa Lenovo pretendon të sjellë përmirësim të shpejtësisë prej 70 për qind në krahasim me modelin e vitit të kaluar me grafikë GTX 1050.

Ekrani prej 15.6 inçëve është në dispozicion në variantet FHD dhe 4K IPS ose si touchscreen 4K OLED. Kompania thekson se tek secili opsion i ekranit ofrohet ndriçim i përmirësuar, kontrast i zgjeruar, precizitet i jashtëzakonshëm i shfaqjes së ngjyrave dhe detaje të rafinuara.

ThinkPad X1 Extreme i gjeneratës së dytë i ka deri në 64 GB DDR4 RAM dhe SSD deri në 1 TB. Bateria është e aftë të zgjasë deri në 14 orë, por kjo varet nga konfigurimet, shkalla e përdorimit dhe faktorët e tjerë.