Themeluesi i Twitter-it dhe ish-shefi ekzekutiv, Jack Dorsey, deklaroi të enjten se i vjen keq që platforma e mediave sociale u bë një kompani.
"Çështja më e madhe dhe keqardhja ime më e madhe është që u bë një kompani," shkroi Dorsey në Twitter në përgjigje të një pyetjeje nëse Twitter doli ashtu siç e kishte parashikuar, raportoi Reuters të enjten.
Dorsey do të marrë 978 milionë dollarë, nëse përfundon marrëveshja që miliarderi Elon Musk të blejë Twitterin.
Kur u pyet se në çfarë strukture do të donte të funksiononte Twitteri, Dorsey tha se duhet të ishte si një protokoll, dhe se Twitteri nuk duhet të jetë në pronësi të një shteti apo një kompanie tjetër.
Nëse do të ishte një protokoll, Twitteri do të funksiononte njësoj si emaili, i cili nuk kontrollohet nga një ent i centralizuar, dhe njerëzit që përdorin ofrues të ndryshëm emaili janë në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin.
Twitteri është përfshirë në beteja të shumta.
Kompania ka paditur Muskun për përpjekjen për t'u larguar nga oferta e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë platformën.
Ndërkaq, një ish-ekzekutiv i kthyer në sinjalizues, ka akuzuar Twitterin se ka mashtruar rregullatorët federalë në lidhje me masat e tij të sigurisë për t'u mbrojtur nga hakerat dhe spam-et.