Tech

Ish-shefi i Twitterit të martën intervistohet për rastin “Musk”

Bashkëthemeluesi dhe ish-CEO i Twitterit në New-York, Jack Dorsey, do të merret në pyetje të martën nga avokatët e kompanisë dhe të Elon Muskut, si pjesë e konfliktit gjyqësor për marrëveshjen e shitjes së rrjetit social.

CNN-i raportoi të martën se Dorsey, që dha dorëheqjen si drejtor i Twitterit nëntorin e kaluar dhe qëndroi në bord deri në fund të majit, ishte ftuar më parë nga Musk për t’i sqaruar paqartësitë rreth marrëveshjes për blerjen e Twitterit.

Dorsey ishte shprehur pro lëvizjes së Muskut për blerjen e Tëitterit. Kur shefi i Teslas shpalli planin për ta blerë rrjetin social, Dorsey tha se ishte gjë e duhur.

“Eloni është zgjidhja unike që unë besoj. I besoj misionit të tij”, tha ai.

Musk në korrik i dha fund marrëveshjes për blerjen e Twitterit.

Miliarderi mori vendim të tërhiqet nga blerja nën arsyetimin se drejtuesit e rrjetit social me bazë në Kaliforni të SHBA-së, nuk ia dhanë qasjen e duhur te shifrat e përdoruesve robotë.

Musk paralajmëroi se edhe në gjykatë do ta përmend faktin e moslejimit për ta zbuluar numrin e “robotëve”.