Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Starlinku mbërrin në Shqipëri

Starlink

Starlink

Interneti satelitor Starlink ka mbërritur edhe në territorin e Shqipërisë, ka njoftuar kompania amerikane.

Në rrjetin social X, Starlink njoftoi se interneti me shpejtësi të lartë tashmë është në dispozicion.

Në hartën e shtrirjes së internetit satelitor figuron edhe Shqipëria, si zonë aktive me këtë internet. Starlinku është kompani që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk.

Edhe disa vende të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia posedojnë këtë rrjet interneti.

Si funksionon Starlinku?

Edhe Starlinku shtrihet në më tepër se gjysmën e globit – pse ky internet është i veçantë Tech Starlinku shtrihet në më tepër se gjysmën e globit – pse ky internet është i veçantë

Rrjeti Starlink lëshohet në hapësirë nëpërmjet antenave satelitore, e përdoruesi obligohet që të paguajë një antenë shpërndarëse dhe llogarinë për qasje në internet.

Ky internet mbulon një fushë shumë të madhe gjeografike të shpërndarjes.

Starlinku zakonisht funksionon me një model abonimi mujor. Tarifa mujore mbulon shërbimin e internetit dhe është tarifë fikse që ofron qasje pa asnjë kufi të të dhënave.

E, fatura vjetore pos internetit, përfshin edhe shërbime të tjera.

Çmimi i saj mund të ndryshojë në bazë të vendndodhjes së klientit.

Edhe Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo? Tech Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?

Kompania amerikane merret automatikisht me përditësimin e softuerit.

Elon Musk ia pati mundësuar ushtrisë së Ukrainës të shfrytëzonte internetin satelitor pa pagesë në luftë me Rusinë.