Tech

Pse interneti i Starlinkut u bë sërish temë në fushëbetejat ukrainase

Interneti satelitor Starlink, në pronësi të miliarderit amerikan, Elon Musk, sërish u bë temë në zonat e luftës në Ukrainë.

Autoritetet ukrainase po dyshojnë se Musk po iu shet trupave ruse Starlink, pas disa filmimeve që u publikuan, ku shihen ushtarët e presidentit rus, Vladimir Putin, duke operuar në fushëbetejë me sisteme të tilla, ka shkruar TheGuardian.

Musk i mohoi pretendimet e zyrtarëve për spiunim ukrainas, duke thënë se s’ka marrëveshje e as tregti me Rusinë.

Çka është Starlink?

Starlink është shërbim interneti i kompanisë private në kuadër të Agjencisë me mision në hapësirë, SpaceX. Ai i posedon mijëra satelitë në orbitën e ulët të Tokës, e nëpërmjet tyre synon të shtrijë internetin në distanca rekorde, ku aktualisht qasja është e pamundur.

Image

Synim kryesor i Starlinkut është që në një të ardhme ta shtrijë rrjetin e internetit në tërë globin.

Starlinku është lansuar në 2019-n në disa shtete të Amerikës, e antenat e tij janë fizikisht të vogla dhe mundësojnë që të shpërndajnë sinjale të forta të internetit.

Me të nisur agresioni rus në Ukrainë, Musk ishte shprehur i gatshëm ta furnizonte ushtrinë ukrainase me satelitë të tillë. Por, ai më pas ishte “tërhequr” nga vendimi, me arsyetimin se Kongresi i SHBA-së s’e ka përkrahur në asnjë formë.

Musk ia ka dhuruar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, disa antena të Starlinkut që pos t’i identifikojnë ushtarë rusë, të shfrytëzohen edhe për komunikim mes ushtarëve ukrainas nëpër llogore dhe në fushë të hapur. Krejt kjo u bë kur në ditët e para të agresionit, Rusia po kryente ofensiva ushtarake dhe sulme kibernetike ndaj infrastrukturës së komunikimit.

Image

Rusia e kishte kritikuar ashpër Muskun “për përfshirje pa të drejtë” në luftën me Ukrainën. Ata kërkonin që ai ta ndalojë rrjetin në tokën ukrainase.

Interneti i Starlinkut mundëson edhe bllokimin dhe identifikimin e ushtarëve në zona shumë të largëta.