Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shqipëria gati për t’i lansuar satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se janë gati për t’u lansuar në hapësirë nga baza Kennedy në Florida të SHBA-së, dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Sipas, Ramës, Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre për përpunim të informacioneve gjeohapësinore.

“GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe Albania 2. Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, ka shkruar Rama në Facebook.