Raketa Falcon 9, pjesë e misionit të përbashkët të SpaceX Transporter 6, që transportoi dy satelitët e Shqipërisë, Albania 1 dhe Albania 2, është lëshuar për në hapësirë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendi tashmë ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkroi Rama në Facebook.
Pak ditë para ndërrimit të viteve, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, konfirmoi lajmin se shërbimi satelitor përmes dy satelitëve “Albania 1” e “Albania 2″ do të nisin t’a furnizojnë Shqipërinë me informacione imazhesh shumë të rëndësishme për emergjencat civile.
Dy satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.
LEXO EDHE:
Edhe
Shqipëria gati për t’i lansuar satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”
Çfarë duhet të dimë për satelitët e Edi Ramës (fakte dhe të dhëna interesante)