Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë duhet të dimë për satelitët e Edi Ramës (fakte dhe të dhëna interesante)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 14 tetor paralajmëroi nga Parlamenti që Shqipëria do të lansojë dy satelitë në orbitën e Tokës

Më 20 tetor 2021 kryeministri Rama deklaroi se në mars do të lansohet sateliti Albania 1 dhe në qershor Albania 2.

Në videon e publikuar nga kryeministri shihet teksa bisedon me përfaqësuesit e SpaceX rreth orareve të lansimit të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 përmes Falcon 9

Nuk dihet ende lloji i satelitëve që do të lansohen.

SpaceX ka lansuar satelitë të tillë dhe ngarkesa tjera edhe për vendet si Bangladeshi, Kazakistani, Indonezia...

Edhe Lëshohen në hapësirë satelitët e Shqipërisë, “Albania 1” dhe “Albania 2” Arbëri Lëshohen në hapësirë satelitët e Shqipërisë, “Albania 1” dhe “Albania 2”

SpaceX e ka “trazuar” tregun e lansimit të satelitëve duke ulur shumëfish koston e lansimit të satelitëve vegjël.

Lansimi i satelitit nga SpaceX tani për tani kushton rreth 5000 dollarë për kilogram (në SSO - Sun-synchronous orbit).

Sipas SpaceX (website) ngarkesa prej 1 deri në 200kg kushton 1 milion dollarë, ndërsa prej 200 deri 300kg kushton 1.5 milionë dollarë.

Këtu nuk përfshihet çmimi i vetë satelitit (ndërtimi apo blerja) dhe as mirëmbajtja dhe operimi me të nga stacioni tokësor (qendra e kontrollit, stafi teknik, etj.)

Satelitët e tillë mund të përdoren për:

  • të kontrolluar çdo pëllëmbë të territorit;
  • nevoja të bujqësisë;
  • meteorologji;
  • planifikim urban, etj.

Orbita e ulët tokësore gjendet në lartësinë (400km deri 5000km);

Edhe Shqipëria planifikon të lëshojë dy satelitë në hapësirë vitin e ardhshëm Arbëri Shqipëria planifikon të lëshojë dy satelitë në hapësirë vitin e ardhshëm

Orbita e mesme tokësore (10.000-20.000 km)

Orbita gjeostacionare (36.000km)

Satelitët në orbitën gjeostacionare janë statikë dhe rrotullohen bashkë me Tokën duke përfshirë gjithmonë territorin e njëjtë (kryesisht për telekomunikim).

Satelitët në orbitën e ulët të Tokës rrotullohen më shpejt se planeti dhe janë të dedikuar për meteorologji.

Satelitët në orbitën e mesme kryesisht shërbejnë për navigim.

Edhe Shqipëria gati për t’i lansuar satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” Tech Shqipëria gati për t’i lansuar satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”

Për të lansuar satelit në orbitë vendi duhet të jetë anëtar i Komitetit të OKB-së për Shfrytëzim Paqësor të Gjithësisë.

Shqipëria është anëtare e këtij Komiteti prej vitit 1959.