Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu njofton për vjedhje të të dhënave të klientëve

Gjigandi i elektronikës “Samsung” ka konfirmuar një shkelje të të dhënave që ndikon në informacionin personal të klientëve.

Në një njoftim të shkurtër, Samsungu tha se zbuloi incidentin e sigurisë në fund të korrikut dhe se "një palë e tretë e paautorizuar mori informacion nga disa prej sistemeve të Samsungut në SHBA".

Kompania tha se mw 4 gusht e kuptoi se të dhënat e klientëve ishin komprometuar.

Samsungu tha se numrat e sigurimeve shoqërore dhe numrat e kartës së kreditit nuk u prekën, por disa informacione të klientit si: emri, kontakti dhe informacioni demografik, data e lindjes dhe informacioni i regjistrimit të produktit, u morën.

“Informacioni i prekur për çdo klient përkatës mund të ndryshojë. Po njoftojmë klientët për t'i vënë në dijeni për këtë çështje”, thuhet në deklaratë.

Edhe Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve Tech 3 muaj më parë Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve

Zëdhënësi i Samsungut, Chris Langlois i tha TechCrunch se të dhënat demografike lidhen me informacionin e klientit të përdorur për marketing dhe reklama, por nuk specifikoi se çfarë lloje të të dhënave përfshinin.

Langlois shtoi se të dhënat e regjistrimit, të ofruara nga klientët për të aksesuar informacionin e mbështetjes dhe garancisë, përfshijnë datën e blerjes së produktit, modelin dhe ID-në e pajisjes.

Langlois nuk pranoi të thoshte se sa klientë u prekën ose pse Samsungut iu desh më shumë se një muaj për të njoftuar klientët për shkeljen, e cila u njoftua vetëm disa orë përpara një fundjave festash në SHBA që shënonte Ditën e Punës.

Kompania vuri në dukje se ka ndërmarrë hapa për të siguruar sistemet e saj dhe ka sjellë një firmë të paidentifikuar të sigurisë kibernetike të palëve të treta.

Edhe Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu Tech 2 j. më parë Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu

Kjo është hera e dytë që Samsunug konfirmon një shkelje të të dhënave këtë vit.

Në mars, kompania pranoi se grupi i hakerëve Lapsus$ - i njëjti grup që depërtoi në Nvidia, Microsoft dhe T-Mobile, mori dhe zbuloi pothuajse 200 gigabajt të dhëna konfidenciale, duke përfshirë kodin burimor për teknologji të ndryshme dhe algoritme për operacionet biometrike të zhbllokimit.