Aplikacioni në SHBA për tregti të aplikacioneve Robinhood është goditur nga një shkelje e sigurisë, duke u ekspozuar kështu emrat dhe email adresat e më tepër se shtatë milionë përdoruesve, shkruan BBC.
Kompania ka thënë se shkelja ka prekur “numër të kufizuar të informatave personale për një pjesë të konsumatorëve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE nuk beson se informatat më të ndjeshme – si numrat e sigurisë dhe financiare – janë zbuluar.
Robinhood ka thënë se ka refuzuar një kërkesë për pagesë dhe ka raportuar sulmin.
Kërkesat e tilla për pagesa nuk janë të pazakonta në sulmet kibernetike dhe zakonisht hakerët premtojnë të mos i shesin të dhënat apo të mos i lëshojnë ato online falas. Kompania nuk ka treguar se çfarë kishte u përfshin në këtë rast.
Robinhood ka njoftuar se ka njoftuar autoritetet e rendit dhe ka angazhuar një firmë të jashtme kibernetike për të ndihmuar me incidentin.