Kompania për ofrim të sigurisë së aplikacioneve, Okta, po e heton një shkelje digjitale, ku siç raporton CNN-i të martën (22 mars), hakerët dyshohet se publikuan pamje nga mjedisi i brendshëm i kompanisë. Sulmi mund të ketë pasoja të mëdha, pasi mijëra kompani në SHBA e në vende të tjera, mbështeten nga Okta, për menaxhim të aksesit dhe rrjetit.
Zyrtari i kompanisë me bazë në San Franciso, Chris Hollis, tha se kompania i ka nisur hetimet dhe do të ofrojë më tepër informacione sapo t’i përditësojë.
Grupi i hakerëve, i njohur me nofkën “LAPSUS” publikoi në rrjeti Telegram pamje të Oktas, me mesazhin “Vetëm për klientët e Okta-s”.
Pamjet thuhet se janë autentike, derisa ekspertët thonë se hakerët mund të kenë pasur qasje që nga janari i këtij viti.
-
Okta: Qindra kompani u goditën nga hakerët
-
Microsoft: Hakerët rusë po tentojnë të hyjnë brenda sistemit të sigurisë kombëtare të SHBA-së
-
Hakerët sulmojnë postën elektronike të FBI-së
-
Rreth shtatë milionë përdorues të Robinhoodit goditen nga shkelja e sigurisë
- Rreth 200 biznese në SHBA u sulmuan nga hakerët