Rreth 200 biznese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë pre e një sulmi kolosal kibernetik, ka bërë me dije një agjenci e sigurisë.
Kompania Huntress Lab ka thënë se sulmi kishte në shënjestër kompaninë e IT-së me bazë në Florida, Kaseya, para se të përhapej nëpërmjet rrjeteve të korporatave që shfrytëzojnë softuerin e saj. Kaseya tha se po hetonte një sulm potencial, derisa përgjegjësinë e sulmit, Huntress Labs ia lë agjentëve kibernetikë rusë, raporton BBC.
Agjencia e Sigurisë Kibernetike e SHB-së bëri me dije se po marrin masa për të adresuar sulmin, derisa sulmi kibernetik u shfaq të premten pasdite, derisa ndërmarrjet në tërë SHBA-në ishin në pushimin e Ditës së Pavarësisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një sulm kibernetik shkakton kaos në universitete e shkolla amerikane
-
Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve
-
Sulm kibernetik ndaj Thesarit në SHBA, dyshohet se është kryer nga hakerët kinezë
-
SHBA-ja thotë se miliona llogari të amerikanëve u prekën nga sulmi kibernetik kinez
-
Microsoft: Hakerë kinezë janë futur në emailet e qeverisë amerikane