Një sulm kibernetik goditi disa universitete dhe shkolla në SHBA, duke shkaktuar kaos, konfuzion dhe ndërprerje të mëdha në fund të vitit akademik.
Grupi i hakerëve “ShinyHunters” thuhet se mori përgjegjësinë për sulmin, i cili bëri që softueri akademik Canvas i përdorur nga mijëra shkolla dhe universitete të dilte jashtë funksionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmet kibernetike shënjestruan universitetet dhe shkollat në të gjithë SHBA-në, nga Kalifornia në New York, raportoi BBC.
Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë anuloi disa provime të planifikuara për të enjten dhe të premten.
Studentët në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles patën vështirësi të dorëzonin detyrat përmes platformës Canvas.
Hakerët dërguan një mesazh që kërkonte që universiteti i prekur ta kontaktonte grupin e tyre privatisht për të negociuar një marrëveshje në mënyrë që të mos i lëshonin të dhëna.