Rregullatori rus i komunikimeve, Roskomnadzor, ka njoftuar të premten se ka hapur çështje administrative kundër Googlet dhe gjashtë kompanive tjera të huaja teknologjike, për shkelje të supozuara të legjislacionit të të dhënave personale, shkruan Reuters.
Sipas Roskomnadzor, Google mund të gjobitet prej gjashtë deri në 18 milionë rubla.
Rusia ka gjobitur Googlen me tre milionë rubla apo 46,540 dollarë, vitin e kaluar për mosruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve rusë në bazat e të dhënave në territorin rus dhe të premten tha se ka hapur një rast të ri mbi atë që e quajti dështimin e përsëritur të Googlet për të respektuar legjislacionin rus.
Ky rregullator ka njoftuar se ka hapur gjithashtu çështje kundër gjashtë kompanive tjera si Airbnb, Pinterest, Likeme, Tëitch, Apple dhe United Parcel Service, që supozohet se kanë bërë shkelje për të cilat mund të gjobiten prej një deri në gjashtë milionë rubla.