Gjykata e Moskës përsëri ka gjobitur gjigantit teknologjik Google për refuzimin që të dhënat e përdoruesve rusë t’i ruajë në Rusi.
Kjo nuk është hera e parë që gjiganti amerikan dënohet nga gjykatat në Rusi.
Në gushtin e vitit 2023, gjykata e kishte dënuar Googlen me 32 mijë dollarë pasi nuk kishte fshirë informacionet rreth konfliktit në Ukrainë.
Gjatë vitit të kaluar, gjykata e Moskës kishte gjobitur edhe kompanitë Apple dhe Wikipedia.
Apple u gjobit me 4 mijë dollarë për shkak se nuk ka fshirë informacionet, të cilat regjimi rus i cilëson si të rrejshme në lidhje me luftën në Ukrainë.
Rusia e kishte paralajmëruar kompaninë amerikane se me informacionet që po ofronte, po destabilizonte situatën politike në shtetin rus.
Edhe
Rusia gjobit Googlen me 78 milionë dollarë për injorim të gjobave të mëparshme
E njëjta gjykatë ka gjobitur edhe Wikipedian me 29 mijë dollarë.
Ky ishte dënimi i shtatë me radhë ndaj Wikipedias me arsyetimin se po mbante informacione të rrejshme për luftën në Ukrainë.