Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rusia gjobit Googlein me shumë parash që nuk e ka e gjithë bota

Google

Një gjykatë ruse ka gjobitur Googlein me një shumë parash që nuk e ka e gjithë bota për kufizimin e kanaleve të mediave shtetërore ruse në YouTube, raporton BBC.

Kjo do të thotë që gjigantit të teknologjisë i është thënë të paguajë 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë.

Pavarësisht se është një nga kompanitë më të pasura në botë, gjoba është dukshëm më shumë se vlera e Googleit prej 2 trilionë dollarësh.

Në fakt, gjoba është shumë më e madhe se Bruto produkti total i botës, i cili vlerësohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar të jetë 110 trilionë dollarë.

Gjoba ka arritur nivel kaq gjigant sepse - thotë agjencia shtetërore e lajmeve Tass - dyfishohet çdo ditë që nuk paguhet.

Edhe Rusia gjobit Googlen me 78 milionë dollarë për injorim të gjobave të mëparshme Tech Rusia gjobit Googlen me 78 milionë dollarë për injorim të gjobave të mëparshme

Sipas Tass, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi se “as që mund ta shqiptojë këtë numër”, por i kërkoi “menaxhimit të Googleit që t'i kushtojë vëmendje”.

Kompania nuk ka reaguar.