Një gjykatë ruse ka gjobitur Google Alphabetin me 11 milionë rubla (137.763 dollarë) për mosfshirjen e informacioneve që Rusia i quan të rreme, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Një tjetër arsye që ka çuar deri në gjobitjen e kësaj kompanie teknologjike është edhe mosfshirja e videove nga platforma YouTube, që sipas rusëve janë prodhuar nga grupe të ekstremit ukrainas, transmetoi të enjten Reuters.
Mbikëqyrja ruse e komunikimit ka thënë në fillim të muajit prill se po ndërmerr hapa për të ndëshkuar Googlen për përhapje të dezinformatave në Youtube.
Gjykata e Qarkut Tagansky në Moskë, ka gjobitur Googlen më 11 milionë rubla për dy raste, përkatësisht me 7 dhe 4 milionë rubla, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve TASS.
Rusia ka bllokuar disa kompani të huaja të rrjeteve sociale, duke përfshirë Facebookun dhe Instagramin që janë nën pronësinë e Meta Platforms.
-
Rusia gjobit Googlen me 78 milionë dollarë për injorim të gjobave të mëparshme
-
Rusia gjobit Googlein me shumë parash që nuk e ka e gjithë bota
-
Rusia, 32 mijë dollarë gjobë ndaj Google
-
Rusia hap çështje kundër Googlet dhe gjigantëve tjerë të teknologjisë
-
Moska sekuestron shtatë milionë dollarë të Googlet