Gjykata për kundërvajtje në Moskë ka gjobitur gjigantin teknologjik Google me 45 mijë euro të enjten për “përhapje të informacionit të rremë për të vrarët gjatë një operacioni special në Ukrainë”, sipas gjykatës, shkruan BBC.
Sipas shpjegimit të gjykatës, Google u dënua për refuzimin e largimit të "informacioneve të rreme për operacionin special në Ukrainë, duke përfshirë të dhëna të rreme për numrin e të vdekurve, si dhe deklarata ekstremiste kundër rusëve dhe udhëheqjes së Federatës Ruse".
Në fillim të marsit, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që ndëshkonte shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura shtetërore dhe në fund të të njëjtit muaj, ai ligj u shtri edhe në organet shtetërore të Federatës Ruse.
Ligji parashikon gjithashtu dënime për ata që kërkojnë sanksione kundër Rusisë.
Google u gjobit edhe javë më parë nga Rusia për çështje të njëjtë.
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
BE-ja gjobit Googlein me gati 3 miliardë euro
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë