Përdoruesit e internetit janë udhëzuar të ndryshojnë fjalëkalimet dhe ta përmirësojnë sigurinë e tyre digjitale pasi studiuesit kanë pretenduar se kanë zbuluar një shkallë të lartë informacioni – 16 miliardë të dhëna hyrjeje (login) – potencialisht të qasshëm për kriminelët kibernetikë.
Studiuesit në “Cybernews” kanë thënë se kanë gjetur 30 grupe të dhënash të mbushura me kredenciale të mbledhura nga softuerë të dyshimtë të njohur si “infostealers”.
Studiuesit kanë shtuar se të dhënat ishin ekspozuar vetëm shkurt, por arrinin në 16 miliardë të dhëna hyrejeje – nuk dihet saktë sa llogari të njerëzve mund të jenë ekspozuar, raportoi The Guardian.
“Cybernews” ka thënë se kredencialet mund të japin qasje në shërbime që përfshijnë Facebookun, Applen dhe Googlen.
Ekspertët kanë theksuar se nevojitet përditësimi i fjalëkalimeve rregullisht dhe të merren masa më të forta sigurie si forma e vërtetësisë përmes disa faktorëve për ta hapur llogarinë – ose kombinimi i një fjalëkalimi me një formë tjetër verifikimi si për shembull një kod që vjen si mesazh në telefon.