Përdoruesit e Twitterit kanë raportuar shkëputje masive, me shumë prej tyre që nuk kanë mundur as të kyçen dhe kjo ka zgjatur për orë.
Sipas “doëndetector.com” e cila përcjell qarkullimin në internet, Twitteri ra pak para mesnatës të së mërkurës.
Brenda një ore, në rrjetin social janë regjistruar mbi 10,000 raportime për probleme me qasje, raportoi TheGuardian.
Shumë përdorues mundën ta shfrytëzonin, por të tjerë u ballafaquan me mesazhe që lexonin “diçka shkoi keq, por mos u shqetësoni – nuk është faji juaj”.
Elon Musk, i cili bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë në tetor, iu përgjigj përdoruesve që raportonin probleme duke thënë: “punon për mua”.
Orë më vonë Musk shkroi se kishte pasur disa probleme dhe se ishin bërë ndryshime në Twitter.