Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Përdoruesit ankohen se Facebooku ka rënë nga sistemi

Rrjeti social Facebook ka pësuar rënie të sistemit gjatë së martës, duke ua pamundësuar qasjen dhjetëra mijëra përdoruesve në mbarë botën.

Sipas faqes së internetit që monitoron ndërprerjet e tilla, Down Detector, raportet për rënien e Facebookut filluan rreth orës 11:30 të mëngjesit, raportoi Daily Mail.

Shkaku i problemit ende nuk është bërë i ditur.

Ndërprerja ka prekur New Yorkun, Uashingtonin, Kaliforninë dhe shtete të tjera amerikane, Australinë, Kinën dhe pjesë të Evropës.

Sipas Down Detector, më shumë se 700 raporte janë regjistruar për këtë ndërprerje.

Përdoruesit kryesisht kishin probleme me kërkimin e njerëzve dhe ngjarjeve brenda aplikacionit, ndërsa të tjerët nuk mund të hyjnë në llogaritë e tyre.

Artikuj të ngjashëm