Tech

Pavarësisht presionit të madh, Huawei vazhdon progresin në Kanada

Pavarësisht presionit të madh ndaj kompanisë nga Shtetet e Bashkuara, Huawei po rrit gjithnjë e më shumë praninë e saj në Kanada.

Prodhuesi i telefonave tha të enjten se do të shtojë 200 vende të reja kërkimore në Kanada. Do të rrisë edhe shpenzimet e saj të kërkimit dhe zhvillimit për 15%, shkruan CNN.

“Jemi mirënjohës që kemi mundësi për të punuar në Kanada, një vend me një nga komunitetet më inovative të teknologjisë në botë”, tha në një deklaratë Eric Li, president i Huawei Technologies Canada.

Vendimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara përpiqen të bindin aleatët e saj për të mbyllur produktet e Huaweit nga rrjetet e tjera të gjeneratës së ardhshme 5G.

Autoritetet amerikane pohojnë se qeveria kineze mund të përdorë pajisjet Huawei për të spiunuar në vende të tjera. Huawei mohon se çdo produkt i saj përbën një rrezik të sigurisë kombëtare. Ajo thotë se do të refuzonte ndonjë kërkesë nga Pekini për të kryer spiunazh.

Autoritetet kanadeze arrestuan shefin e financave të Huaweit, Meng Wanzhou, në dhjetor me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thonë se Mengu ndihmoi punëdhënësin e saj për të shmangur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

Meng tani përballet me një betejë gjyqësore në Vankuver që mund të rezultojë në ekstradimin e saj në New York.

Arrestimi i saj ka çuar në një përplasje diplomatike midis qeverive kineze dhe kanadeze. Kina ka kërkuar me ngulm nga Kanadaja që të rikthejë Mengun./mapo