Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SHBA ngre akuza kundër gjigantit kinez Huawei

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti një mori akuzash penale kundër gjigantit kinez të telekomit Huawei dhe kryeshefes së tij të financave, Meng Wanzhou.

Akuzat përfshijnë mashtrimin bankar, pengimin e drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T-Mobile.

Meng është arrestuar në Kanada muajin e kaluar, me kërkesë të SHBA-së, për, siç është thënë, shmangie të sanksioneve kundër Iranit.

Rasti i ka tensionuar shumë marrëdhëniet midis Kinës, Kanadasë dhe SHBA-së.

Edhe Meng, edhe Huawei i mohojnë akuzat.

Huawei është një nga ofruesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikimit në botë.

Edhe Huawei ngre padi të re kundër Amerikës Tech Huawei ngre padi të re kundër Amerikës

Huawei e ka kaluar së voni kompaninë Apple për t'u bërë prodhuesi i dytë më i madh i smartfonëve, pas Samsung-ut.

Por, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësim se Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë e Huawei-t për t’i zgjeruar kapacitetet e saj të spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

Arrestimi i Meng, vajzës së themeluesit të Huawei-t, e ka zemëruar Kinën.