Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“Meta” planifikon mijëra punësime në Kanada, mirëpritet nga politikanët

Njoftimi i Metas në fund të marsit se po planifikon të punësojë 2.500 punëtorë të rinj në Kanada është pritur me bujë nga politikanët.

Kryeministri i provincës së Ontarios, Doug Ford, nëpërmjet një konference për shtyp e shpalli këtë veprim si një ndihmë për talentet e teknologjisë në Kanada.

“Talentet tanë të teknologjisë nuk duhet të kërkojnë më diku tjetër për të ndjekur karrierën e tyre”, ka thënë ai, raportoi “Global News” të hënën.

Nga Ministria e zhvillimit ekonomik kanë deklaruar se ky punësim do të forcojë sektorin e inovacionit të kësaj province.

Meta, kompania mëmë e Facebookut, Instagramit e WhatsUpit, ka disa pika në Toronto, Montreal e qytete të tjera të Kanadasë.

Edhe Kanadaja me pako masash të investimeve në inteligjencë artificiale Tech Kanadaja me pako masash të investimeve në inteligjencë artificiale

Microsoft, Google, Twitter, Pinterest, Reddit dhe Netflix janë disa kompani të tjera të cilat kanë njoftuar më parë planet e tyre për punësime në Kanada, kryesisht për role inxhinierike.

Ben Bergen, presidenti i Këshillit të Inovatorëve Kanadezë, tha se pavarësisht se Toronto dhe tregjet e tjera kanadeze janë vatër e teknologjisë brenda vendit, ka pasur një mungesë kombëtare pune në këtë industri përpara se Meta të shpallte planet e saj të punësimit.