Kompania kanadeze e Telekomit dhe mediave, Quebecor, ka thënë të mërkurën se do të tërheqë reklamat e saj nga Facebooku dhe Instagrami, pas vendimit të Metas për të ndaluar qasjen në lajme në të dy platformat, për shkak të një ligji që kërkon pagesa për botuesit lokalë të lajmeve, raportoi Reuters.
Projektligji C-18 i Dhomës së Komunave, i prezantuar në prill të vitit të kaluar përcaktoi rregulla për të detyruar kompanitë si Meta dhe Google në pronësi të Alphabetit të negociojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë prodhuesit e lajmeve për përmbajtjen.
Google dhe Meta kishin paralajmëruar se do të bllokonin qasjen në artikujt e lajmeve në Kanada nëse legjislacioni miratohej.
Industria e medias në Kanada ka bërë thirrje për rregullim më të rreptë të gjigantëve të internetit për të lejuar bizneset e lajmeve të rikuperojnë humbjet financiare të pësuara në vitet kur Facebooku dhe Google fituan një pjesë më të madhe të tregut të reklamave në internet.
-
Facebook dhe Google detyrohen të bllokojnë lajmet në Kanada
-
Facebooku dhe Instagrami do të kufizojnë qasjen në lajme në Kanada
-
Meta do t’i ndalojë reklamat politike në BE nga tetori
-
BE-ja ia ndalon Metas përdorimin e të dhënave personale për reklama
-
Nga ky muaj, Facebooku dhe Instagrami vendosin çmim për t’i hequr reklamat