Tech

Pamje nga Marsi, NASA shton aktivitetet “në kërkim të jetës”

Ekipe të NASA-s po qëndrojnë në Mars, duke kërkuar nëse në këtë planet ka jetë.

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane ka njoftuar publikuar pamje të ambientit ku po kërkohet nëse ka ujë dhe jetesë, ndërsa kërkime po kryhen edhe në brendësi të shkëmbinjve.

“Roveri Perseverance i NASA-s ofroi panoramë të depozitës së mostrës së përfunduar, një moment historik për misionin dhe koleksionin e parë të mostrave të njerëzimit në një planet tjetër”, shkroi NASA.

Që prej 17 korrikut i 2022-s, roboti ka mbledhur disa gurë dhe pluhur të cilët do të studiohen më gjerësisht nga shkencëtarët amerikanë.

Me gjerësi prej 45 kilometrave, krateri i Jezeros është fundi i deltës në Mars, i formuar para 3.5 miliardë vjetësh. Shkencëtarët besojnë se në këtë vend në të kaluarën e largët kishte lum ose liqe.