Kuriozitet

Shkencëtarët besojnë se kanë dëgjuar vetëtimë në Mars

Mars

Shkencëtarët besojnë se kanë arritur të incizojnë vetëtima në atmosferën e Marsit për herë të parë në histori.

Shkarkimet u kapën nga një mikrofon të roverit “Perserverance” të NASA-s, siç ka raportuar të mërkurën një ekip i udhëhequr prej francezëve. Ato u incizuan nga instrumenti “SuperCam”.

Shkencëtarët shpresojnë që instrumentet e reja për matjen e shkarkimeve atmosferike dhe kamera më sensitive duhet të dërgohen në planetin Mars për të konfirmuar gjetjet.

Ekipi i shkencëtarëve analizoi 28 orë incizime në mes të dy vjetëve marsiane (ose 1374 ditë në Tokë).  Hulumtuesit kanë dokumentuar 55 raste të “mini-vetëtimave”. Pothuajse të gjitha ndodhën në ditët më me erë në mars, siç njihen si stuhi e pluhurit.

“Këto shkarkime përfaqësojnë një gjetje të madhe, që direkt implikon klimën atmosferike në mars, mundësinë e banimit dhe të ardhmen e eksplorimit robotik dhe njerëzor”, ka thënë kryesori i ekipit hulumtues, Baptiste Chide për “Reuters”.

Ai dhe shkencëtarët tjerë në Institutin për Kërkime në Astrofizikë dhe Planetologji në Francë, besojnë se Marsi tani u bashkohet Tokës, Saturnit dhe Jupiterit si planetë të njohur për aktivitet elektrik atmosferik.

Në shtator sivjet, shkencëtarët patën gjetur edhe shkëmbinj me shenja të pazakonta në Mars. Shënimet, që njihen si njolla leopardi dhe fara lulëkuqeje, përmbajnë minerale të prodhuara nga reaksione kiminë që mund të shoqërohen me mikrobe të lashta. Sipas NASA-s, ka tipare se mund të jenë shenjat më të qarta të jetesës ndonjëherë. Sot Marsi është shkretëtirë e ftohtë dhe e thatë. Por miliarda vjet më parë besohet se ka pasur atmosferë dhe ujë të trashë.