Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

NZXT sjell shtëpizën H500 Overwatch Edition

NZXT dhe Blizzard Entertainment janë bashkuar për ta krijuar shtëpizën e dedikuar për gejmerët-entuziastët, të cilët me pasion i krijojnë dhe shfaqin sistemet e tyre të pajisura me motive nga lojërat e tyre të preferuara.

Shtëpiza e re H500 Overwatch Edition mid-tower karakterizohet me një dizajn unik të kompanisë NZXT, me pamje harmonike. Shtëpiza karakterizohet nga një konstruksion krejtësisht metalik me ngjyrë të zezë, një sistem të menaxhimit të kabllove për ndërtim të thjeshtë të sistemit dhe një logo të ndriçuar Overwatch në panelin e përparmë. Shtëpiza është ideale për lojtarët Overwatch, të cilët synojnë që sistemin e tyre ta pajisin për luftë, përcjell NZXT.

Image

Karakteristikat kryesore të shtëpizës NZXT H500 Overwatch Edition janë:

- Nuancat legjendare të ngjyrës së bardhë, të zezë dhe portokalli të Overwatch;

- Logoja e ndriçuar Overwatch në panelin e përparmë;

- Dizajn modern me funksione të përshtatshme për montim dhe instalim të lehtë të komponentëve;

- Konstruksioni premium metalik me estetikë harmonike H Series;

Edhe Zoë Kravitz dhe Sadie Sink bëhen pjesë e lojës së re horror të Netflixit Showbiz 1 muaj më parë Zoë Kravitz dhe Sadie Sink bëhen pjesë e lojës së re horror të Netflixit

- Paneli i krijuar nga qelqi i kalitur;

- Instalimi i thjeshtuar i ftohjes me ujë dhe slloti i largueshëm për coolerët e CPU all-in-one ose për ftohje të përshtatur me ujë, shkruan KOHA Ditore.

Shtëpiza NZXT H500 Overwatch Edition do të dalë në shitje me një çmim prej 140 dollarësh për tregun global.