Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

NZXT sjell edicionin e kufizuar të shtëpizës H500 Vault Boy

NZXT dhe Bethesda Softworks janë ribashkuar, dhe këtë herë ua mundësojnë përdoruesve versionin e katërt të kufizuar të serisë NZXT CRFT të shtëpizave, me elemente të licencuara për gaming. Kompanitë i sjellin shtëpizat për gaming H500 Vault Boy PC dhe mbulesën opsionale të metalit për pllakën amë NZXT N7 Z390 (bazuar në maskotën Vault-Tec nga universi Fallout).

Meqë është edicion i kufizuar, do të krijohen vetëm 1000 shtëpiza H500 Vault Boy dhe 400 Vault Boy N7 Z390 Cover. Çdo shtëpizë vjen me një panel të dekoruar në mënyrë unike dhe një paketë të veçantë me tematikën Fallout.

Image

Karakteristikat e CRFT #04 H500 Vault Boy:

- Edicioni i limituar i shtëpizës NZXT H500 me karakterin Vault Boy;

- Logot Vault-Tech në panelin e përparmë dhe mbulesën PSU;

Edhe Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6 Tech 1 muaj më parë Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6

- Dizajn i personalizuar për portin I/O;

- Ngjyra që përshtatet me të kaltrën e Vault Boy dhe temën e verdhë;

- Pakoja ekskluzive me logon Fallout.

Karakteristikat e NZXT H500:

- Konstruksioni premium nga çeliku me dizajn të personalizuar H Series;

Edhe Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë Tech 1 muaj më parë Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë

- Panelet nga qelqi i kalitur;

- Instalimi dhe zgjerimi i lehtësuar i sistemit, me menaxhimin e ri të kabllove;

- Instalimi i thjeshtuar i ftohjes me ujë.

Image

Karakteristikat e N7 Z390 Vault Boy Cover:

Edhe Samsung Bespoke AI: Teknologjia që sjell të ardhmen në shtëpinë tuaj – tani me oferta Black Friday në Aztech Reklama 7 muaj më parë Samsung Bespoke AI: Teknologjia që sjell të ardhmen në shtëpinë tuaj – tani me oferta Black Friday në Aztech

- Dizajni metalik i personalizuar i cili përputhet me buildin H500 Vault Boy;

Çmimi i shtëpizës Vault Boy CA-H500B-VB është 180 euro, ndërsa N7 Z390 Cover do të shitet me një çmim prej 56 eurosh.